Makina del nga rruga dhe aksidenton dy këmbësorë, 28-vjeçarja humb jetën në spital

Makina del nga rruga dhe aksidenton dy këmbësorë,

Një 28 vjeçare humbi jetën në spital  ndërsa mbeti i plagosur edhe një 42 vjeçar ndërsa u përplasën në trotuar nga një makinë që doli nga rruga.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj, te  vendi i quajtur ura e Bardhajve.

Policia bën me dije se mjeti tip "Alfa Romeo", ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur.

"Si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar të cilët janë L. H. 28 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42  vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër" sqaron policia.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes.

EMISIONET