Një verë e nxehtë pritet ajo në shtëpinë e Realit të Madridit.

Mbretërorët nuk po kalon një situatë të qetë në kampionat, por pavarësisht kësaj madrilenët nuk ofruan asnjë lojtar nga merkato e janarit, duke "detyruar" Zinedine Zidane që t'ia dal me organikën aktuale, për pjesën e mbetur të sezonit.

Sipas mediave, Fiorentino Perez ishte i interesuar për të transferuar një gardian gjatë janarit, diçka që nuk ndodhi dhe sipas "Goal.com" do të ndodh gjatë verës.

Në krye të dëshirave qëndronte, Kepa Arrizabalaga, por 23 vjeçari vendosi të vazhdoj karrierën tek Atletiko e Bilbao-s, duke shuar kështu opsionin e një kalimi në urdhërat e Zizu.

Lista vazhdon me emra të rëndësishëm të katërkëndëshit.

Me Kepa jashtë objektivit, gjatë merkatos së verës, mbretërorët pritet të nisin ofensivën për David de Gea, Thibaut Courtois, Gianluigi Donnarumma dhe Jan Oblak.

Emra që pritet t'i kushtojnë rreth 100 milionë euro arkave të Realit të Madridit, shifra të çmendura për një portier. 

/Ora News.tv/