Macron thotë se do të bllokojë çdo përpjekje për zgjerim të BE-së

Macron thotë se do të bllokojë çdo përpjekje për

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se do të bllokojë çdo përpjekje për zgjerimin e Bashkimit Evropian, derisa ky i fundit të kalojë nëpër reforma të thella.

Deklarata vjen pavarësisht paralajmërimeve se shtyrja e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të minojë stabilitetin në rajonin e Ballkanit.

"Do të refuzoj çdo lloj të zgjerimit përpara një reforme të thellë të funksionimit tonë institucional", tha Macron të hënën, pasi udhëheqësit e BE-së dështuan të plotësojnë pozitat e larta në bllok për pesë vjetët e ardhshëm.

Komisioni Evropian ka rekomanduar që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të hapin negociatat e anëtarësimit me BE-në.

Por, Këshilli i ministrave BE-së, muajin e kaluar, e ka shtyrë marrjen e vendimit të tillë për në tetor.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka paralajmëruar në muajin maj se çdo dështim për të nisur negociatat së shpejti "mund të minojë stabilitetin dhe të shkurajojë seriozisht reformat e mëtejshme".

EMISIONET