Macet e familjeve të infektuara me koronavirus, duhet të izolohen së bashku me pronarët

Macet e familjeve të infektuara me koronavirus, duhet të izolohen

“Macet e familjeve të infektuara me koronavirus, duhe të izolohen së bashku me pronarët si masë paraprake”, ka thënë shoqata veterinare britanike.

Por macet nuk duhet të detyrohen të qëndrojnë brenda nëse u shkakton stres”, shtoi ajo.

“Ka pasur një numër "të vogël" të rasteve Covid-19 te kafshët, por duket se transmetimi ishte njeri në kafshë. Nuk ka prova që kafshët shtëpiake mund t'i kalojnë Covid-19 pronarëve të tyre. Deri më tani, qentë nuk kanë shfaqur ndonjë simptomë, por macet kanë shfaqur shenja klinike të sëmundjes”, shton më tej.

Shoqata paralajmëron që virusi mund të qëndrojë edhe në leshin e kafshëve njësoj si në sipërfaqet e tjera. Larja e duarëve është këshilla e mirë mbrojtëse, këshillon shoqata.

EMISIONET