Lutja e Artur Zhejit për solidaritet: Hapeni zemrën më shumë

Lutja e Artur Zhejit për solidaritet: Hapeni zemrën më shumë


Gazetari Artur Zheji ka bërë një thirrje për solidaritet nga “360gradë” në TV Ora.

Ai, duke iu referuar lutjet dhe pamundësisë së një zonje të moshuar në këtë situatë të vështirë, tha se në këto momente secili duhet të hapë zemrën më shumë.

Zheji: Kjo nëna që u transmetua duket sikur është personazhi tipik i shtresës së varfër dhe të vetmuar që e vuan disa fish peshën e koronavirusit. Kur folëm për solidaritet, ju lutem në këto kohë, në këto momente të vështira, hapeni zemrën më shumë sepse ka gjithmonë një nënë të dhembshur që i dridhej ajo mjekra në mënyrë të frikshme nga vetmia, nga ankthi, nga mungesa e shteti, nga mungesa e komshiut, e vëmendjes. Në këto raste ruajini shtëpitë tuaja, mbajini maskat dhe dorezat, por mos i shikoni me frikë dhe me ankth pa dashuri një njeri që vuan shumë. Dhe ata që besojnë, që janë gjithmonë e më të shumtë, keni bekimin e zotit nëse i jepnin një ndihmë, i çoni një supë të ngrohtë dhe tregoni vëmendje apo merrni në telefon personat e duhur që tu gjinden këtyre personave të të cilët janë të shumtë këto ditë dhe pritet që të shtohen më shumë me pandeminë. Ky dimension social për mua është më i rëndësishëm se çdo lloj audienca e kryeministrit që bilbiles në televizor dhe sheh veten e tij çdo natë, por nuk sheh aq sa duhet këto vuajtje të popullit të vet. Tani ai është bërë edhe si profesor dhe baba, ka një paternalizëm të parakohshëm për moshën që ka.  


EMISIONET