Lushnjë, makina aksidenton 65-vjeçarin me motoçikletë

Lushnjë, makina aksidenton 65-vjeçarin me motoçikletë

Një 65-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë, teksa ishte duke udhëtuar me motoçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnjë.

Sipas policisë, i plagosur ka mbetur Themi Ndreko, i cili ka marrë dëmtime në kokë dhe është transportuar në spital dhe  ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia nuk ka dhënë ende informacione për aksidentin dhe drejtuesin e makinës që përplasi motoçikletën.

EMISIONET