Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap duke transportuar 600 gr kokainë të pastër.

Mediat italiane thonë se bëhet fjalë për shtetasin Arben Qosja nga Lushnja, i cili u arrestua pas kontrollit në stacionin e autobusave në Siçili.

Policia vuri re disa të huaj me origjinë shqiptare, të cilëve iu kërkua që të tregonin dokumentet dhe bagazhet.

41-vjeçarit shqiptar gjatë kontrolliu iu gjet një zarf, i cili përmbante sasinë e drogës.

Duke marrë parasysh pastërtinë e kokainës, vlera e saj në treg do të ishtë mbi 50,000 euro.

/Ora News.tv/