Luhet Kukësi-Teuta, verilindorët "zbulojnë" shtëpinë e re

Stadiumi "Elbasan Arena" do të jetë sërish shtëpia e Kukësit.

Verilindorët luajnë përballë Teutës këtë fundjavë, duel i vlefshëm për javën e 15-të të Kategorisë Superiore. Një 90 minutësh që premton spektakël, me drejtuesit që kanë vendosur që ky duel të luhet në stadiumin e Elbasanit.

Diçka e tillë është konfirmuar përmes një statusi në rrjetet sociale "Facebook", ku njofton të gjithë tifozët që sfida e të shtunës së 14 dhjetorit do të luhet në stadiumin e këtij qyteti. Takimi mes Kukësit dhe Teutës do të luhet në orën 16:00. Në 14 javët e para, Kukësi mban vendin e dytë me 24 pikë, teksa Teuta ndodhet e pesta me 22 pikë.  

EMISIONET