Luhet Kukësi-Partizani, shifra të çmendura për një vend në "Loro Boriçi"

Kukësi-Partizani është kryesfida e javës së 26-të në Kategorinë Superiore.

Verilindorët kërkojnë të bëjnë maksimumin për të ngushtuar distancat me kreun, që mbahet pikërisht nga të kuqtë, të cilët numërojnë 9 pikë më shumë. Siç ka ndodhur shpesh në këtë sezon, edhe këtë herë, Kukësi do të udhëtojë drejt Shkodrës për tu ndeshur me Partizanin, me takimin që është programuar për tu luajtur të premten e 29 marsit në orën 18:00.

E duke parë edhe rëndësinë e kësaj sfide, një biletë për të parë këtë 90 minutësh kushton tmerrësisht shtrenjtë për nivelin e futbollit shqiptar. Një biletë për në tribunat D, C dhe E kushton 1000 lekë të reja, ndërkohë që një vend në sektorin A, B dhe VIP kushton 2000 lekë të reja.

EMISIONET