Luftëtari tenton surprizën, Marantas: Dua disiplinë dhe korrektësi, Bylisi favorit

Luftëtari tenton surprizën, Marantas: Dua disiplinë dhe

Luftëtari i njëmijë e një problemeve këtë sezon ka si objektiv primar qëndrimin mes më të mirëve në futbollin shqiptar.

Në javët e para, bluzinjtë nuk kanë patur rezultate pozitive, megjithatë trajneri, Jorgos Marantas beson se do të fillojnë ngjitjen në klasifikim që nga ndeshja e radhës kundër Bylisit kryesues.

Tekniku grek u shpreh se ballshiotët janë një skuadër e fortë dhe e konsoliduar, por theksoi se objektivi mbetet fitorja, ndërsa kërkoi nga të tijët disiplinë dhe impenjim.

"Është ndeshje e vështirë sepse Bylis ndodhet në pozitat e larta të renditjes. Edhe në këto stërvitjet e fundit kemi punuar në disa pika të dobëta që kemi hasur në ndeshjet e fundit. Ka futbollistë që vijnë në orën 10 ose 11 në stërvitje dhe nëse vijon ky program nuk kanë trajnim të mirë. Lojtari duhet të zbatojë në mënyrë rigoroze programin jo vetëm për të nxjerrë rrogën ose disa lekë, por për të respektuar punën dhe ekipin," përfundoi Marantas.

Luftëtari pozicionohen në vendin e 9 në Superiore me 5 pikë, ndersa Bylisi kryeson me 12 pikë pas 7 ndeshjeve të zhvilluara.

EMISIONET