Pasi arritën marrëveshjen me Eduart Rrocën, drejtuesit e Kukësit vijojnë të godasin në merkato. Akordi i radhës është ai me Vasil Shkurtajn.

Sulmuesi ka rënë parimisht dakord për tu bashkuar me nënkampionët e vendit, duke ndjekur në këtë mënyrë hapat e ish-shokut te bluzinjtë, me Rrocën që pak orë më parë hodhi të zezën mbi të bardhë te verilindorët.

"Shkurtaj është një nga lojtarët më të mirë të Superiores. Bisedimet kanë ecur shumë mirë dhe jemi në prag të marrëveshjes. Jemi duke diskutuar pikat e fundit të anës financiare."-tha presidenti i Kukësit, Safet Gjici.

Shkurtaj ishte një dëshirë e trajnerit të Partizanit, Skënder Gega, por verilindorët kanë lëvizur më shpejt duke përmbushur kërkesat financiare të presidentit Grigor Tavo.

/Ora News.tv/