Luftëtari befason Kukësin, arbitri "fal" kampionët e dimrit

Luftëtari befason Kukësin, arbitri "fal" kampionët e

Kukësi e ka nisur vitin 2020 me një barazim zhgënjyes me rezultatin 0-0 në transfertë kundërt Luftëtarit. 

Gjirokastritët zhvillojnë një ndeshje fantastike duke rrezikuar disa herë kuadratin e Xhikës për të sigluar 3 pikët. Protagonist u bë edhe gjyqtari Erjon Bastari i cili në minutën e 35-të i anuloi një gol super të rregullt Oshafit për një faull në zonë ndaj Obanor, një vendim i pakuptimtë ky.

Edhe pse ekipet respektive u munduan të gjenin rrugën e rrjetës topi nuk e kaloi vijën fatale duke fiksuar një barazim që nuk i vlen asnjë ekip sa i takon objektivave dhe situatë ku ndodhen në tabelën e klasifikimit.

EMISIONET