"Luftë" për Neymar, ky klub sfidon Realin e Madridit

"Luftë" për Neymar, ky klub sfidon Realin e Madridit

Telenovela "Neymar" nuk ka fund. Këtë vit u transferua për shumën rekord prej 222 milionë eurosh tek Paris Saint- Germain por e ardhmja e tij shihet larg parizienëve.

Shumë përflitet se braziliani do të kalojë tek gjigantët e Real Madrid por kohët e fundit raportohet se një rival shumë potent po sfidon spanjollët në garën për të.

Bëhet fjalë për Manchester Cityn, e cila është e gatshme të paguajë një shumë mjaft të madhe, si dhe të ofrojë dhe Raheem Sterling në këmbim, siç raporton Don Balon.

Neymar kohët e fundit dëshiron të largohet nga PSG për të fituar Topin e artë, dhe mesa duket Pep Guardiola është i gatshëm ti plotësojë atij çdo dëshirë financiare për ta pasur në ekip.

EMISIONET