Luftë e përgjakshme mes karteleve të drogës në Meksikë, gjenden 12 viktima në kamionçinë

Luftë e përgjakshme mes karteleve të drogës në

Lufta ndërmjet karteleve të drogës shkaktoi 12 të vdekur në Meksikë, ditën e djeshme.

Autoritetet vendasve gjetën viktimat në një kamionçinë në kufirin e shteteve të Michoacán dhe Guerrero, në perëndim të Meksikës, shkruan vangardia.com.

Disa prej tyre janë gjetur të zhveshur. Sipas hetimeve të deri më tanishme, raportohet se të 12 personat në fjalë, që ende nuk janë identifikuar të jenë vrarë si pasojë e një hakmarrjeje, pas një lufte mes dy karteleve të drogës që operojnë në zonën e Michoacán dhe Jaliscos.

Meksika ka raportuar 300 të vrarë në muajin mars dhe 2,950 në muajin prill, dy muajt më të dhunshëm gjatë Presidencës së Andrés Manuel López Obrador, i cili u vu në krye të shtetit në muajin dhjetor të vitit 2018.

EMISIONET