Lufta kundër drogës, Rama: Betejë që zgjat më shumë se seritë e "Gomorra"

Lufta kundër drogës, Rama: Betejë që zgjat më

"Në luftën e drogës jemi ata që kemi bërë më shumë. Por siç dëshmon dhe lufta kundër mafias në Itali kjo është një betejë që zgjat më shumë se sa seritë e filmit "Gomorra".  Kjo është përgjigja e dhënë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama në një intervistë dhënë sot në faqet e së përditshmes italiane " Corriere della Sera"  ndaj pyetjes së problemit të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Në lidhje me vendimin e  Shqipërisë për mikpritjen e 20 emigrantëve të anijes Diciotti, kryeministri Rama është shprehur se "Duhej bërë për dicka për këta persona që impotenca europiane i kishte kthyer në të burgosur."

Po a është ky një gjest që mund të përshpejtonte pranimin e  Shqipërisë në BE? - pyet gazetari.

"Nuk ka asnjë shkëmbim me BE, thotë Rama. Nuk kam diskutuar për këtë cështje as me kryeminsitrin Conte. Bëhet fjalë për gjëra të rëndësishne që për fat të keq sot kanë humbur rëndësinë e tyre."

Por si është raporti sot i qeverisë Rama me qeverinë Conte?

"Marrëdhëniet mes Italisë e Shqipërisë kanë qënë gjithmonë mjaft të mira, pavarësisht se kush forcë politike është në qeveri. Pa Italinë, nuk do të kishim ecur kaq para, është shprehur Rama, e jam krenar se "eritreët", e dikrushëm ardhur dje nga Shqipëria,janë vlerë të shtuar për Italinë".

Po me ministrin Salvini që kohë më parë kishte kritikuar hyrjen e Shqipërisë në BE?

"Nuk dua të gjykoj, pais nuk zgjidh asgjë, përgjigjet Rama. Por ndaj cçshtjes së anijes Dicotti, Salvini na vlerësoi. Objektivi është një pozicion unik europian që sot për fat të keq mungon."

Po a do të mikpres Shqipëria emigrantë të tjerë?

"Nuk do të zgjidh problemin, përgjigjet Rama. Uroj që Europa të zgjohet, e secili të kryej rolin e saj.  E kemi thënë që në 2015 që duhet një plan europian e nuk do të mungojmë në ndihmën tonë, Na e imponon historia, qënia jonë si europianë e shqiptarë."

EMISIONET