Lufta kundër Covid-19, Kina ndihmon Francën me 1 milion maska

Lufta kundër Covid-19, Kina ndihmon Francën me 1 milion maska

Shumë vende kanë sytë për ndihmë nga Kina në përballimin e situatës së shkaktuar nga Covid-19.

Pas Italisë, Franca është vendi i rradhës që do të ndihmohet nga Kina. 

Ministri i Jashtëm Francez Jean-Yves Le Drian deklaroi ditën e sotme se në vend kanë mbërritur pajisje mjekësore nga Kina.

Ministri tha gjithashtu se do të dërgohen dhe 1 milion maska.

Ambasada kineze në Francë konfirmoi deklaratën e Drian dhe tha se të bashkuar do t'ja dalim.

Kina vazhdon të mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi me 3,237 viktima dhe 80,894 të infektuar. Megjithatë rastet e reja me Covid-19 janë ulur ndjeshëm.

Ndërkohë në Francë janë shënuar 175 viktima dhe 7,730 të infektuar.

EMISIONET