"Luca është gati", ish sulmuesi italian i vetëofrohet stolit të Bayern Munich

I çmendur ashtu siç ishte në fushë.

Ish sulmuesi i Italisë dhe Bayern Munich, Luca Toni ka bërë lëvizjen që mund të rezultojë edhe fatsjellëse për karrierën e tij.

"Bomberi" që shënoi 58 gola në 89 paraqitje me gjigantin bavarez ka shfrytëzuar rrjetin social "Instagram" për tu vetëofruar për stolin e Bayern Munich.

"Luca Toni është gati .... faleminderit për gjithçka Niko," komenton italiani në postimin e klubit gjerman ku komunikon largimin e Niko Kovac nga pankina e kampionëve të Gjermanisë.

Një deklaratë me sens të fortë humori, por që mund ta vendos Luca Toni në listën e gjatë të alternativave për "timonierin" e ri të Bayern Munich.

EMISIONET