"Luajmë dhe rindërtojmë sëbashku", zbulohen detajet dhe çmimi i biletave për miqësoren solidarizuese

"Luajmë dhe rindërtojmë sëbashku", zbulohen

Tërmeti që tronditi Shqipërinë më 26 nëntor të vitit të shkuar solidarizoi një sër institucionesh ndërkombëtare. Një mbështetje të konsiderueshëm e dhanë edhe klubet e futbollit vendas.

Për t'i ardhur në ndihmë familjeve të prekur nga kjo tragjedi natyrore mendoi Federate e Futbollit Shqiptar dhe Shoqata e Futbollistëve.

Këta të fundit do të organizojnë më 10 janar, në stadiumin kombëtar një miqësore me ish futbollistë të kombëtares shqiptare,Italisë kampione bote në vitin 2006, Turqisë, pjesëmarrëse në botërorin 2002, si dhe veteranëve të Greqisë së artë, që triumfoi në “Europianin 2004”.

Kryetari i Shoqatës së Futbollistëve Shqiptar, Andi Lila, një nga organizatorët e këtij eventi nëpërmjet një postimi në faqen e tij në "Instagram" ka zbuluar çmimet e biletave për këtë ndeshje. Të ardhurat e kësaj miqësoreje luksi do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në tribunat N, S dhe V një biletë do të kushtojë 500 lekë, ndërsa në tribunën E, 1000 lekë të rinj. Kujtojmë që edhe institucioni i FSHF ka premtuar se do të ndërtojë 3 shtëpi për familjet e prekura nga tërmeti.

EMISIONET