Lu: Saimir Tahiri të gjykohet sipas provave, jo nga presioni politik

Lu: Saimir Tahiri të gjykohet sipas provave, jo nga presioni politik

Ambasadori në largim, Donald Lu, deklaroi mbrëmjen e sotme se rasti i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit duhet të gjykohet nga një gjykatës që ka kaluar vettingun dhe ndaj të cilit nuk ushtrohet presion politik.

Sipas ambasadorit amerikan, provat e dala në media për implikimin e dyshuar të ish-ministrit në trafikun e drogës, janë tepër të rënda për t'u anashkaluar.

Donald Lu: “Rasti Tahiri? Qeveria e SHBA beson se kjo çështje është mjaftueshëm e rëndësishme sa meriton të vendoset në gjykatë nga një gjykatës që ka kaluar vetingun, sipas provave, dhe jo sipas presionit politik.

I ftuar në "Real Story", në tv Vizion Plus, ambasadori amerikan në ikje foli dhe për kanabizimin e vendit duke theksuar se mbjellja e lëndëve narkotike në Shqipëri është bërë me “bekimin” e politikanëve.

Donald Lu: Ajo që nuk është përfunduar është kapja e njerëzve që mbollën kanabisin. Dhe unë mund të them se disa prej tyre janë kriminelë të zakonshëm, disa prej tyre janë kriminelë të mbrojtur nga politika. 

Lu e cilësoi interesant idenë e propozuar nga opozita për vettingun në politikë, por si diplomat në karrierë, ai citoi një shprehje amerikane, “Djalli qëndron tek hollësitë”.

EMISIONET