LSI akuza Ramës: Ka vjedhur zgjedhjet, jep koncesione falas, mbron kriminelët

LSI akuza Ramës: Ka vjedhur zgjedhjet, jep koncesione falas, mbron

Në një dalje për mediat, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka hedhur akuza të forta kundrejt kryeministrit Rama.

Ai tha se Shqipëria u detyruar që të ligjin e dekriminalizimit për shkak të deputetëve të inkriminuar të Rilindjes.

Ndërkohë, sipas Vasilit, Rama refuzon t’i shkarkojë krybashkiakët që kanë dalë me rekorde kriminale, pasi ai është vetë dirigjuesi i vjedhjes së zgjedhjeve.

Petrit Vasili: Sot qytetarët shqiptarë kanë dëgjuar që herët në mëngjes kryeministrin e tyre i cili deklaroi që do t’i shpallte luftë kriminalizimit në politikë dhe në ekonomi.

Të nderuar qytetarë, politika shqiptare u detyrua të miratonte një ligj nga më të rëndit të vizionit të saj në botë po shumë të domosdoshëm që ishte ligji i dekriminalizimit dhe shkak për këtë ishin dhjetëra deputet të rilindjes, të larguar salla e parlamentit e të tjerë që ndodhen në atë parlament dhe ky është fakt. Është fare e vërtetë që deri më tani 5 kryetarë bashkie kanë dalë qartë me rekorde kriminale, disa prej tyre ende të pashkarkuar pasi kryeministri shqiptarë nuk guxon t’i shkarkojë ata edhe përpara fakteve tronditëse të turpshme të kriminalizimit të tyre.

Të nderuar qytetarë dhe ky është një fakt, kemi praktikisht të njohur botërisht, drejtorë, deputet, ministra edhe vetë kryeministrin shqiptarë në dosjen 184 të grabitjes masive kriminale të votave dhe të korruptimit tragjik të shtetit i cili tashmë dihet botërisht dhe ky autori i kësaj çështje është vetë kryeministri dhe dirigjuesi i saj.

Vasili nuk ka lënë pa përmendur edhe tenderat e denoncuar, si dhe faktin se kjo klimë po largon investimet e huaja nga vendi ynë, për shkak të pasigurisë.

Vasili shtoi se Shqipëria është një ndër vendet më të korruptuara në botë, dhe e gjitha kjo, sipas tij, është përgjegjësi e kryeministrit.

Petrit Vasili: Dhjetëra tender u ndahen kriminelëve të denoncuar publikisht në median shqiptare edhe në mediat ndërkombëtare. Të gjitha këto janë fakte. Pra është një kriminalizim me fakte tronditëse që flasin vetë, që ulërasin vetë, por të padënuar për shkak të kapjes së drejtësisë në mënyrë kriminale nga mazhoranca e udhëhequr nga i njëjti kryeministër, i cili sot mbas 7 vitesh kujtohet dhe flet sot për kriminalizimin, mbasi kriminalizoi dhe votimet ku votoi vetë, numëroi vetë dhe nxori rezultatin vetë. Këto janë arsyet e mëdha që nuk ka dhe nuk si të ketë investime të huaja në Shqipëri, e për të cilat dhe biznesmenët shqiptar për mungesën e sigurisë në vend detyrohen ti lëvizin investimet e tyre dhe t’i çojnë dhe të investojnë në vende të tjera dhe në vende fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Kosova, vetëm e vetëm se Shqipëria nuk ofron asnjë siguri për shkak të kriminalizimit të jetës së vendit, të policisë, të drejtësisë, të zyrave të shtetit, të dhjetëra drejtorëve, nga të cilët kanë hyrë dhe kanë dalë vetëm në 2 vitet e fundit pafundësisht. Dhe këto janë fakte. 

Sigurisht është një fakt dhe që nuk pret interpretimin e injorancës proverbiale tashmë të një kryeministri llafazan fakti që Shqipëria është një nga 3 vendet më të korruptuara në botë. Kjo e pohuar nga Banka Botërore, pra fakt i Bankës Botërore. Është një fakt shumë i rëndë e tronditës për shkak të këtij kryeministri që sot Shqipëria është vendi i dytë në botë më i keq nga të gjithë vendet e tjera për papunësinë, për mungesën e aftësisë për të ofruar punë tek të rinjtë dhe këto janë fakte.

Nënkryetari i LSI-së nuk ka lënë pa përmendur edhe koncesionet në shëndetësi. Vasili tha se këto koncesione po jepen sadaka nga ana e Ramës.

Vasali, duke përmendur koncesionin e sterilizimit, tha se ky koncesion kushton dhjetra herë më shumë se në Gjermani apo në Turqi.

Petrit Vasili: Koncesione po janë fakte që paguajmë qindra ekzaminime të pa kryera pra nuk bëhen, dhe ja japim sadaka koncesionarit që sigurisht dihet me kë i ndan. Duke filluar që nga tenderi i famshëm i check up apo i kontrollit mjekësor bazë. Ky është një fakt, çdo shqiptar normal e kupton kur i jepet një punë pa paguar gratis, dhuratë ky është fakt. Shqiptarët më së paku duhet të kërkonin të paktën të paguanin punën e bërë. Po të paguajnë punën e pa bërë qindra e mijëra euro ky është thjesht dhe vetëm korrupsion, ky është fakt. Dhe ne s’kemi ndërmend këtu të presim shpjegimet e lodhura, injorante po thellësisht të kapura nga interesat të Kryeministrit shqiptar, i cili e di edhe vetë që është i kapur në këto interesa ndaj dhe belbëzon në konferenca, belbëzon në Parlament. Pra është një belbacukllik, i mbahet goja sepse ja kanë kapur gojën ja kanë kapur këto interesa. Është fakt që sterilizimi kushton dhjetëra herë më shumë sesa në vendet më të fuqishme të Evropës. Kur kushton dhjetëra herë më shumë se në Gjermani e në Turqi, po çdo mendojë qytetari shqiptar jemi më të pasur se Gjermania që të paguajmë dhjetëra herë, dhe t’ja japim koncesionin një personi të vetëm. 

EMISIONET