Loris Karius "difektoz" edhe te Besiktas

Loris Karius "difektoz" edhe te Besiktas

Gabimet në finalen e Champions League, janë kthyer në një makth për ish-portierin e Liverpool-it, Loris Karius.

Gjermani, i cili doli jashtë listës së dëshirave të teknikut Jurgen Klopp është huazuar te Besiktas, por duket se eksperienca e tij në kampionatin turk është mbyllur ende pa nisur. Karius është aktivizuar në 9 ndeshje me Besiktas, ndërsa ka pësuar 14 gola. 


Statistika të frikshme për një portier që tenton të rikthehet në formën më të mirë, por duket se mesatarja e golave të pësuar në krahasim me ndeshjet janë një arsye më shumë kundër tij. Duke parë këto statistika, Besiktas ka vendosur të mos  e blejë kartonin e tij nga Liverpool, dhe duket se janari është përcaktuar si muaji i fundit në tokën turke.

Por një kthim i tij tek të Kuqtë, vetëm 6 muaj pas huazimit "thyen" marrëveshjen mes dy klubeve, të cilët kanë rënë dakord për ta huazuar atë për 2 vite. Kështu, Besiktas ka një tjetër ide: më jep sulmuesin Divok Origi dhe kompensohemi. Nuk dihet ende përgjigjja e Liverpool, por Karius është një futbollist skarco edhe në Turqi.



EMISIONET