Londra i uron 92 vjetorin e lindjes Mbretëreshës me të shtëna topash

Londra  i uron 92 vjetorin e lindjes Mbretëreshës me të

Mbretëresha e Britanisë, Elizabeta II, ka festuar sot 92 vjetorin e lindjes, ndërsa dita është shoqëruar me aktivitete të ndryshme në mbarë vendin ishullor. 

Në afërsi të Kullës së Londrës, u ruajt tradita, ndërsa ceremonia e goditjeve me top u ndoq nga një numër i konsiderueshëm qytetarësh. 

Protokolli kërkon që në nder të datëlindjes së saj të ketë 41 gjuajtje gjyleje në Hyde Park, pasuar nga 62 të tjera në Kullën e Londrës.

Kujtojmë që Elizabeta II u bë Mbretëreshë në vitin 1952 në moshën 25-vjeçare, që do të thotë se ka qëndruar në fron për me shumë se 66 vite.

EMISIONET