Lojtarët e Romës vendosin të mos paguhen për 4 muaj për të përballuar krizën e COVID-19

Lojtarët e Romës vendosin të mos paguhen për 4 muaj për

Pandemia e koronvirusit prej disa muajsh tashmë ka paralizuar çdo aktivitet të jetës së njerëzve në të gjithë botën.

Gjithashtu ajo krijuar një krizë të madhe në ekonomi, dhe sporti nuk bëjnë përjashtim.

Kemi parë që shumë skuadra janë solidarizuar ke këto fakte ndaj kanë vendosur që të marrin paga të përgjysmuara gjatë kësaj periudhe.

Ndërsa një gjë komplet ndryshe ndodh në skuadrën e Romës në Itali, ku të gjithë lojtarët dhe stafi i skuadrës kanë pranuar që të mos paguhen për 4 muaj.

Kjo do ta ndihmonte shumë klubin italian që të përballojë krizën financiare të shkaktuar nga pandemia.

Në fakt ishin vetë lojtarët dhe punonjësit që kanë vendosur vullnetarisht një gjë të tillë pa patur presion nga klubi.

EMISIONET