Lleshaj apel nga Dibra: Respektoni masat anti-Covid, miku im u infektua

Lleshaj apel nga Dibra: Respektoni masat anti-Covid, miku im u infektua

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, apeloi nga Dibra për respektimin e masave anti-Covid për të shmangur përhapjen e koronavirusit. Në takimin me drejtues vendorë, ai kërkoi vëmëndje nga të gjithë strukturat për luftën ndaj kultivimit të kannabisit duke theksuar se kjo çështje nuk është vetëm detyrë e policisë.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, bëri apel nga Peshkopia që të respektohen masat anti-Covid.

Për të treguar seriozitetin e situatës ai bëri publik rastin e një miku të tij që është infektuar me këtë virus dhe është tashmë në vështirësi.

Lleshaj: Është serioze, jam marrë gjithë mëngjesin me rastin e një mikut tim, i cili nuk e besonte kurrë se mund ta kapte por tani është në vështirësi vetë prej kësaj. Dua të them se është serioze dhe është e rëdësishme të bëjmë maksimumin e asaj që mund të bëjmë. Nuk po themi të mbyllemi prapë nëpër shtëpia por ato minimume kujdesi duhet ti bëjmë.

Takimit me përfaqësues e të zgjedhur vendorë, drejtues të Policisë së Shtetit & IKMT, kishte si qëllim masat për mbrojtjen e mjedisit si dhe luftën antikanabis, për të cilin tha nuk është vetëm detyrë eskluzive e policisë.

Lleshaj: Mbetet shqetësim kanabisi dhe është detyrë dhe përgjegjësi e të gjitha organeve vendore, degëve rajonale të pushtetit qëndror këtu dhe gjithë të tjerë duke u angazhuar në një fushatë të madhe lufte kundër kanabisit, jo kundër bimës në vetëvete se e ka bërë Zoti si gjithë bimët e tjera, por kundër përdorimit të saj trafikimit të saj. Duhen intensifikuar përpjekjet për të mbrojtur të rinjtë nga ky fenomen që ka prodhuar mjaft të këqia nga ky vend.

 Në takim u diskutua edhe çështjet e tjera që lidhen me sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik e projekte të zhvillimit të Dibrës.







EMISIONET