Sipas një studimi të fundit Kilian Mbape është futbollisti më i shtrenjtë në botë për momentin. Sulmuesi i PSG vlerësohet me një vlerë prej 231 milion stërlinash pavarësisht krizës nga koronavirusi.

Francezi në këtë rënditje ndiqet nga shumë yje anglezë. Pas Mbapesë pesëshen e kompletojnë katër lojtarë që luajnë me përfaqësuesen e “Tre Luanëve” Rahem Sterling në vendin e dytë me një vlerë prej 173 milion stërlinash, i treti është sulmuesi i Dortmundit Sanço me 159 milion stërlina ndërsa rënditja e pesë më të mirëve mbyllet me dy lojtarë nga Premier Liga Aleksandër Arnold i Liverpulit dhe Rashford që luan me Mançester Junajtid. Bie në sy mungesa e Mesit dhe Ronaldos në këtë listë.

Ja 10 lojtarët më të vlefshëm në botë:

1) Kilian Mbape – 231 milion stërlina

2) Rahem Sterling – 173 milion stërlina

3) Xhejdon Sanço – 159 milion stërlina

4) Aleksandër Arnold – 152 milion stërlina

5) Markus Rashford – 135 milion stërlina

6) Muhamed Salah – 129 milion stërlina

7) Sadio Mane – 124 milion stërlina

8) Antuan Grizman – 121 milion stërlina

9) Alfonso Dejvis – 119 milion stërlina

10) Herri Kejn – 106 milion stërlina

/Ora News.tv/