Deri më tani janë liruar nga burgu dy policë të cilët ishin të përfshirë në vdekjen e George Floyd në SHBA. Thomas Lame, është liruar disa ditë më parë, ndërsa së fundmi është liruar edhe J Alexander Kueng i cili ka paguar 750 mijë dollarë si garanci.

Derek Chaivin vazhdon ende të qëndrojë në burg, i cili akuzohet drejtpërdrejt për vrasjen e afro-amerikanit. Kjo gjë shkaktoi ngritjen e popullit në protesta të dhunshme dhe të përgjakshme duke kërkuar dënim me burgim të përjetshëm të policit.

/Ora News.tv/