Transferimi i Cristiano Ronaldos tek Juventusi do të tërheqë kampionë të tjerë tek bardhezinjtë. Në këtë konkluzion ka dal, ish-trajneri i Juventusit, Marcelo Lippi që në një intervistë për "Radio Anch'io Sport" ka theksuar se ky transferim do sjellë shumë fytyra të reja tek Juventusi.

"Ka disa drejtues inteligjentë tek Juventusi dhe ata e dinë shumë mirë se Ronaldo nuk mund të nënshkruhet si lojtarët e tjerë. Aspekti ekonomik është problemi i fundit për arkat e Juventusit. Ai do të luajë në nivele të larta për të paktën 3-4 vjet, kështu që ne duhet të jemi të lumtur për këtë. Nëse ai arrin, ai do të tërheqë edhe kampionë të tjerë. Ku do të luajë ai? Ai është një sulmues qendre i fortë dhe ka një shkallë të jashtëzakonshme të suksesit përpara portes."-pohoi Lippi.

Cristiano Ronaldo është një objektiv primar i Juventusit në këtë merkato vere, me bardhezinjtë që janë të gatshëm të paguajnë rreth 100 milionë euro për kartonin e luzitanit.

/Ora News.tv/