Lil Koli rrëfen historinë e Hekuran Billës në burg përmes këngës, Stresi i jep lamtumirën e fundit

40-vjeçari Hekuran Billa i cili humbi jetën gjatë një antetati që iu bë mbrëmjen e 11 qershorit tek Komuna e Parisit, ka pasur miqësi dhe me disa personazhe VIP. Një ndër ta ka qenë edhe Stresi, ku së fundmi përmes një “Instastory” i ka dhënë lamtumirën e fundit.

“Shpirti i vëllait pusho i qetë. Zoti të pastë afër vetes Daxha”, ka shkruar Stresi.

Nga fjalët e reperit kuptohet se marrëdhënia e tij me Hekuranin ka qenë mjaft e ngushtë. Burime për Ora News, tregojë se Stresi dhe Hekurani janë bërë miq në burgun e Fushë-Krujës.

Një reper tjetër që i ka kushtuar këngë Hekuran Billës ndërkohë që vuante dënimin me burg, ka qenë edhe Lil Koli. Ai ka treguar historinë e Hekuranit përmes vargjeve të këngës “Hije burgosur”.


EMISIONET