Ligue 1/ Monaco e Lyon shoqërojnë PSG-në në Champions, bien Metz e Troyes

Ligue 1/ Monaco e Lyon shoqërojnë PSG-në në Champions, bien

Kampionati francez i futbollit, Ligue 1 ka ulur siparin për sezonin 2017-2018.

Titulli kampion i këtij sezoni nuk ndryshoi "shtëpi" me Paris Saint Germain që pavarësisht barazimit të sotëm në fushën e Caen e kishte siguruar prej kohësh titullin.

Bashkë me PSG, dy skuadrat e tjera franceze që sigurojnë një vend në Champions League vitin e ardhshëm janë Monaco dhe Lyon, që fituan përkohësisht nga Troyes dhe Nice.

Në Europa League, Franca do të përfaqësohet me skuadrat e Marseille, Rennes dhe Bordeaux, me këtë të fundit që do të luaj dhe një tjetër fazë play-off për të kaluar në Kupat e Evropës.

Ndërsa dy skuadrat që zbresin një kategori më poshtë janë Metz dhe Troyes, ndërsa Toulouse do të ketë një sfidë play-out për të qëndruar ose jo në elitën e futbollit francez të paktën edhe vitin e ardhshëm.

EMISIONET