Ligji për Prokurorinë Publike, partitë nuk arrijnë një marrëveshje

Ligji për Prokurorinë Publike, partitë nuk arrijnë një

Mosdakordësimi për ligjin e Prokurorisë Publike, në Maqedoni ka lejuar vazhdimin e seancës së Komisionit për çështje evropiane ku duhet të miratohen ose të hidhen poshtë amendamentet e partive politike.

Përplasjet më të mëdha janë pikërisht për 10 amendamentet e VMRO-DPMNE-së.

Kreu i këtij komisioni, Artan Grubi thotë se seanca do të vazhdojë sapo të ketë një marrëveshje, shkruan Alsat.

Dilemat kanë të bëjnë me të ardhmen e Prokurorisë Speciale, bartjen eventuale të prokurorëve dhe të punësuarve të PSP-së në prokurorinë e re.

Gjithashtu edhe me vazhdimësinë e lëndëve ose hetimeve të Speciales të proceduara pas 30 qershorit 2017.

EMISIONET