Ligji i ri, ndryshon siguracioni i makinave

Ligji i ri, ndryshon siguracioni i makinave

Qeveria rishikon edhe një herë ligjin për sigurimin e detyrueshëm të makinave. Drafti është në fazën e diskutimeve dhe është përgatitur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare,

Sipas këtij drafti sistemi u lihet në dorë shoqërive të sigurimit të përfshijnë ose jo  sistemin ‘bonus malus” dhe tarifimi do të bëhet në bazë risku, duke individualizuar tarifat e primeve.

Sistemi  bonus-malus

Sipas këtij drafti sistemi “Bonus-Malus”, është sistemi për përcaktimin e nivelit të primit të sigurimit të detyrueshëm motorik, bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit dhe mundësia për aplikimin e tarifimin bëhet në bazë risku

Mundësia për aplikimin e tarifimi me bazë risku nënkupton:  
-Rritjen e përgjegjësisë së drejtuesve të automjeteve - ata që shkaktojnë aksidente duhet të paguajnë një prim më të lartë;
-çmime të ndryshme për risqe të ndryshme;
-drejtuesit e automjeteve që kanë makina me motorë të një shkallë më të vogël duhet të paguajnë prime më të ulëta krahasuar me ata që kanë makina me motorë të fuqishëm, etj.

Dëmi pasuror

Në nenin 25 të projektligjit është përfshirë kufiri minimal i përgjegjësisë si për demin pasuror ashtu dhe për dëmin jopasuror

a) për dëme pasurore dhe jo pasurore, me pasojë vdekjen, dëmtime shëndetësore dhe përkeqësime të shëndetit, të shkaktuara nga një aksident ose seri aksidentesh të ardhura nga një ngjarje sigurimi: 

i) për autobusë dhe kamionë, përfshirë rimorkiot                      150 000 000 lekë;

ii) për mjete, që transportojnë lëndë të rrezikshme                     200 000 000 lekë;
iii) për mjete të tjera, përfshirë mjetet  e paidentifikuara              55 000 000 lekë;    

b) për dëme, të lidhura me dëmtimin apo shkatërrimin e pronës, nga një ngjarje: 

 i) për autobusë dhe kamionë, përfshirë rimorkiot                         20 000 000 lekë;

ii) për mjete, që transportojnë lëndë të rrezikshme                        20 000 000 lekë;
 iii) për mjete të tjera, përfshirë  mjetet e paidentifikuara             15 000 000 lekë.  
 

 Për cdo person të dëmtuar në një ngjarje sigurim është vendosur kufiri ,  22,000,000 (njëzetedymilion) lekë.   

a) vlera e dëmit biologjik, për çdo person të dëmtuar do të jetë jo më shumë se 110,000 (njëqindedhjetëmijë) lekë për çdo 10 për qind të shkallës të paaftësisë të përhershme, të pjesshme ose të plotë. Shuma e përfitimit e parashikuar në këtë pikë duhet të bazohet në  moshën dhe shkallën e paaftësisë së të dëmtuarit. Në rastin me pasojë vdekje, trashëgimtarët ligjor të të ndjerit do të përfitojnë në mënyrë proporcionale vlerën që do të përfitonte i ndjeri në rast mbijetese me shkallë paaftësie 100%.

b) vlera e dëmit moral për çdo person të dëmtuar me pasojë paaftësi të përhershme për punë, është nga 3/4 deri në 3/2 e dëmit biologjik sipas gërmës “a” pika 4 e këtij neni.

 c) vlera e dëmit ekzistencial për çdo person të dëmtuar me pasojë paaftësi të përhershme për punë, është nga 3/4 deri në 3/2 e dëmit biologjik sipas në gërmës “a” pika 4 e këtij neni.

  ç) vlera e dëmit moral për secilin nga familjarët e      të dëmtuarit/ës prind/fëmijë/bashkëshort,  do të jetë jo më shumë se 1/5 e përfitimit të dëmtuarit me pasojë paaftësi e përherëshme për punë, sipas germes b) të kësaj pike dhe për secilin nga familjarët vëlla/motër vlera e përfitimit do të jetë jo më shumë se 1/2 e shumës që përfiton secili nga familjarët prind/bashkëshort/fëmijë.

 d) vlera e dëmit ekzistencial, për secilin nga familjarët e të dëmtuarit/ës prind/fëmijë/bashkëshort, do të jetë jo më shumë se 1/5 e përfitimit të dëmtuarit me pasojë paaftësi e përherëshme për punë sipas germës c), të kësaj pike dhe për secilin nga familjarët vëlla/motër vlera e përfitimit jo më shumë se 1/2 e shumës që përfiton secili nga familjarët prind/bashkëshort/fëmijë.  e) vlera e dëmit moral për secilin nga familjarët  e të ndjerit/ës prind/fëmijë/bashkëshort, për vdekjen e të afërmit do të jetë jo më shumë se 220.000 (dyqindenjëzetmijë)  lekë, dhe për secilin nga familjarët vëlla/motër vlera e përfitimit është jo më shumë se 1/2 e shumës që përfiton secili nga familjarët prind/bashkëshort/fëmijë.
 f) vlera e dëmit ekzistencial, për secilin nga familjarët e të ndjerit/ës prind/fëmijë/bashkëshort, për vdekjen e të afërmit do të jetë jo më shumë se 220,000 (dyqindenjëzetmijë)  lekë, dhe për secilin nga familjarët vëlla/motër vlera e përfitimit është jo më shumë se 1/2 e shumës që përfiton secili nga familjarët prind/bashkëshort/fëmijë.
 g) vlera e dëmit moral për çdo person të dëmtuar, është jo më shumë se 15,000 (pesëmbëdhjetëmijë)lekë për çdo muaj paaftësi të përkohëshme.
 h) vlera e dëmit ekzistencial, për çdo person të dëmtuar, është jo më shumë se 15,000 (pesëmbëdhjetëmijë)lekë për çdo muaj paaftësi të përkohëshme.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
        

Gjithashtu është parashikuar që ky kufi të rritet progresivisht si më poshtë: 

Për kontrtat e lidhura nga 1 janar 2021 deri më 31 dhjetor 2025, kufiri minimal i përgjegjësisë i përcaktuar në këte nen, do të rritet:            

4 milion lekë çdo vit,  për mjetet e përcaktuara në pikën 2, germa a), nëndarja iii), të këtij neni. 

 2 milion lekë çdo vit, për cdo person sipas pikës 5 të ketij neni.            

Për kontratat e lidhura nga 1 janari 2026 dhe në vijim, kufiri minimal i përgjegjesisë është i njëjte me kufirin minimal të përgjegjësisë të kontratave të lidhura në vitin 2025.      

Në nenin 25 të projektligjit është parashikuar se në rast se ndryshon pronësia e mjetit gjatë periudhës së sigurimit, të drejtat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga kontrata e sigurimit nuk i kalojnë pronarit të ri. Në këto kushte, pronari i ri i mjetit motorik duhet të lidhë kontratën e sigurimit ndërsa pronari i vjetër ka të drejtë të kërkojë kthimin e pjesës proporcionale të primit, në rast se nga kjo kontratë nuk është paguar ndonjë dëm.

 Dëmshpërblimi i kërkesave me vlerë të vogël

Kërkesat për dëmshpërblimpër dëme ndaj pronës me vlerëderi në100000 lekë, do tëpaguhen nga shoqëritë e sigurimit brenda 14 ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës për dëmshpërblim.

Afatet për dëmshpërblim dhe rimbursimi i  shoqërisë së sigurimit

a) për dëme ndaj personit, brenda 90 ditëve nga data e depozitimit të kërkesës për dëmshpërblim;

b) për dëme ndaj pronës, brenda 30 ditëve nga data e depozitimit të kërkesës për dëmshpërblim.

Data e marrjes së kërkesës për dëmshpërblim do të quhet data e depozitimit të kërkesës së bashku me dokumentacionin e plotë shoqërues.

Shoqëria e sigurimit duhet të kryejë pagesën e dëmshpërblimit në llogarinë bankare personale të të dëmtuarit ose përfituesit. Pala e dëmtuar ose përfituesi në rast se merr shërbime nga mbrojtësi ligjor, mund t’i paguajë deri në 5% të vlerës së dëmshpërblimit të përfituar, por jo më pak se tarifat e përcaktuara në aktet përkatëse.

Për dëmet nën 30 mijë lekë  palët kanë të drejtën e zgjidhjes me marrëveshje.

Drejtuesit e mjeteve të përfshirë në një aksident rrugor, për dëmet materiale në vlerë deri në 30.000 lekë, nëse bien dakort, duhet të plotësojnë, të nënshkruajnë dhe të shkëmbejnë Raportin Evropian tëAksidenteve, i cili vërteton se ngjarja(aksidenti) ka ndodhur sipas rrethanave, modaliteteve dhe pasojave të pasqyruara në formular. Në lidhje me të gjitha dëmet në vlerë mbi 30.000 lekë, drejtuesit e mjeteve të përfshirë në një aksident rrugor duhet të marrin procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore.

Ligji “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, akoma në fuqi, është hartuar që në vitin 2009 dhe ndryshuar në vitin 2011. 

EMISIONET