Liga e Kombeve, përcaktohen gjysmëfinalet e Divizionit A

Zvicra, Holanda, Anglia dhe Portugalia ishin katër kombëtaret që fituan grupin në Divizionin A të Ligës së Kombeve, duke siguruar gjysmëfinalen e kompeticionit më të ri të UEFA-s.

Vetëm pak ditë pas mbylljes së fushatës, sot janë caktuar edhe gjysmëfinaliste. Zvicra e shqiptarëve do të përballet me Portugalinë, shtet në të cilin do të mbahen ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja. Ndërkohë gjysmëfinalja tjetër do të luhet mes Anglisë dhe Holandës.

Gjysmëfinalet do të luhen më 5 dhe 6 qershor të vitit të ardhshëm.





EMISIONET