Lidhja e avokates së vrarë greke me killerin shqiptar

Lidhja e avokates së vrarë greke me killerin shqiptar

Vrasja e një avokateje greke në Kifisia sipas mediave greke, ka të bëjë më shumë me një "kontratë vdekjeje".

Burime policore bënë me dije për "Eleftherostypos", se 33 vjeçarja kishte kontakte të ngushta me një vrasës të famshëm shqiptar, i cili kishte marrë 40 mijë euro për vrasjen e një personi në vitin 2009. 

Fillimisht, në këtë dosje ishte përfshirë edhe avokatja si porositëse, por më vonë u hoq, duke u shpallur e pafajshme.  Shqiptari ishte arrestuar në të kaluarën, ndërsa akuzohet se ka sulmuar me acid edhe një deputete.

Rezultatet e hetimeve

Vrasja e avokatëse 33 vjeçare pak ditë më parë, duket se ka lidhje edhe me një vrasje tjetër në fund të qershorit. Në atë kohë u vra Manolis Karagiannis fare pranë banesës së tij. Hetuesit mendojnë se të dy rastet janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme, por që mbetet ende për tu vërtetuar.

Sipas informatave, viktima pas tentativës së vrasjes së saj në tetor 2011 në Veikou Avenue, u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mbeti "joaktive".

Para dy ose tre vjetësh, ajo u kthye në Greqi dhe në bazë të pohimeve të policisë, vitet e fundit, ajo nuk kishte pasur probleme me ligjin.

Kjo e bën edhe më enigmatike vrasjen e saj pranë garazhit të shtëpisë.

Blloku i banesave ku jetonte ka një garazh të vetëm, me një derë të veçantë që hapet dhe mbyllet me një buton të veçantë. Në të njëjtën kohë, aty ka edhe një sistem alarmit për të "zbuluar" lëvizjet si dhe për të mos lejuar mbylljen automatike të derës.

Autorët duket se e dinin shumë mirë këtë gjë dhe kishin planifikuar në detaje ekzekutimin. Vlerësohet se një nga vrasësit ishte pozicionuar tek sistemi për të mos lejuar mbylljen e garazhit dhe tjetri do të qëllonte. Nuk përjashtohet mundësia që në krim të jetë përfshirë edhe një person i tretë.

I çuditshëm është fakti, se banorët e bllokut të banesave dëgjuan të shtënat me kallashnikov, dhe askush nuk i kushtoi vëmendje. Autorët janë kujdesur për të mos lënë asnjë gjurmë në zonë, çka vështirëson hetimet e policisë për të zbardhur vrasjen.


EMISIONET