Momenti i shpërthimit me dron, Presidenti i Venezuelës: Atentat ndaj meje

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro ka qenë objektiv i një atentatit ndërsa po mbante një fjalimi publik televiziv, konfirmojnë zyrtarët.

Dronë ishte pajisur me detonatorë të cilët shpërthyen ndërsa ai po mbante fjalën përpara qindra ushtarëve në një transmetim direkt televiziv bëjnë me dije zyrtarët.

Si presidenti dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores u befasuan dhe hodhën vështrimin në qiell dhe u tronditën pasi dëgjuan zhurmën e një shpërthimi në ajër. 

Ndërkohë forcat e sigurisë afrohen të marrin në mbrotje presidentin.  Videot e postuara në youtube tregojnë momentin.

"Ishte nëj përpjekje për të më vrarë mua" tha presidenti më vonë. "Sot ata u përpoqën të më vrasin"  

Ministri i informacionit Jorge Rodriguez tha se incidenti ndodhi pak pas orë 17:30 (me orën lokale) të së shtunës (4 gusht 2018)  kur Maduro po festonte 81 vjetorin e Rojeve Kombëtare.

Në fillim presidenti kishte menduar mos ishte pjesë e shfaqjeve piroteknike, si pjesë e festimeve.

Por më pas ndodhi shpërthimi i dytë.

Fotografitë dhe videot në mediat sociale treguan truproja që mbronin Maduro me mburoja anti-plumb pas sulmit të dyshuar.

Z. Maduro akuzoi Kolumbinë fqinje dhe elementët brenda SHBA për të nxitur "një komplot të krahut të djathtë" për ta vrarë atë.

Ai tha se përgjegjës është 'e djathta ekstreme" që po punon në koordinim me kundërshtarët në Bogotë dhe Miamis, përfshirë presidentin kolumbian Juan Manuel Santos.

Por Bogota e ka quajtur një akuzë "e pabazë".

"Hetimet duhet të zbulojnë gjithçka. Nuk ka rëndësi kush bie" tha ai duke nënvizuar se nuk kishte "asnjë dyshim", presidenti kolumbian ishte "pas këtij sulmi".

Qeveria e Venezuelës akuzon aktivistët e opozitës për komplot për të rrëzuar Maduron, një lider thellësisht jo popullor, i cili u zgjodh kohët e fundit me një mandat të ri në detyrë, me një votim të kritikuar nga dhjetra vende.

Shtatë ushtarë u plagosën dhe disa njerëz u arrestuan më vonë, thanë autoritetet e Venezuelës.




EMISIONET