Itali, shkatërrohet baza e drogës së Cosa Nostras në Katania

Itali, shkatërrohet baza e drogës së Cosa Nostras në Katania

Policia italiane i ka dhënë sot një goditje të fortë mafias siçiliane Cosa Nostra. Operacioni "Kilometri zero" në të cilën morën pjesë mbi 200 trupa policore ka çuar në arrestimin e 36 personave, anëtarë të klanit mafioz të familjes Santapaola.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Katanias vuri nën kotrolll të gjithë territorin e lagjes Librino i konsideruar "supermerkata e kokainës dhe e marijuanës" e këtij qyteti. Hetimet e këtij operacioni të drejtuara nga prokurori Karmelo Zuccaro, kanë verifikuar një mekanizëm të specializuar të trafikut të drogës në periferinë jugore të Katanias, në lagjen Librino.

Nën zotërimin e klanit mafioz Santapaola, trafiku i lëndëve narkotike drejtohej nga një planifikim strategjik i ndarë në grupe e tregje shitjeje. Dy ditë më parë policia e Katanias ekzekutoi një tjetër mega operacion i cili çoi në arrestimin e 16 personave anëtarë të familjeve mafioze Capello e Laudani.

Të arrestuarit e sotëm të operacionit "Kilometro zero" janë Ivan Battaglia, S. B., Giuseppe Brigante, Burrello Carlo, Christian Castagna, Salvatore Celso, Giovanni Coco, Giuseppe D'Agata, Antonio Di Mauro, Concetto Fazio, M. G., Vito Gardali, Danilo Alessandro Giammona, Carmelo Giaquinta, Fernando Giarratano, Gaetano Lanzanò, Daniele Maggiore, Antonino Marsengo, Giuseppe Marsengo, Italo Carmelo Marsengo, Lorenzo Marsengo, Francesco Meo, Giuseppe Messina, Carmelo Nicotra, Giovanni Palazzolo, Giuseppe Pulvirenti, Giada Salerno, Roberto Savasta, Francesco Strano, Gioacchino Junior Strano, Gioacchino Strano, Cristian Strazzeri, Salvatore Ternullo, Gianluca Torrisi e Francesco Zuccaro.


EMISIONET