Libi, qindra emigrantë pa ushqim dhe ujë në qendrat e ndalimit në Tripoli

Libi, qindra emigrantë pa ushqim dhe ujë në qendrat e ndalimit

Qindra emigrantëve janë bllokuar pa ushqim dhe ujë në qendrat e paraburgimit nën kontrollin e qeverisë në kryeqytetin e Libisë.

Mbetja e tyre në mëshirë të fatit ndodhi pas largimit të rojeve për shkak të përleshjeve mes grupeve të armatosura kundërshtare gjatë ditëve fundit, tha një punonjës në fushën humanitare.

Rreth 400 njerëz janë braktisur në qendrën e paraburgimit Ain Zarah i kontrolluar nga qeveria libiane,  tha punonjësi i cili kërkoi të mbetet anonim.

Zarah Ain në Tripoli jugore është pjesë e një rrjeti të objekteve publike, ku Libia ka vendosur emigrantët të cilët u kapën nga forcat e mbrojtjes bregdetare në përpjekje për të emigruar drejt Italisë  me anije me ndihmën e kontrabandistëve.

"Janë rreth 400 njerëz të mbyllur në qendrën e paraburgimit Ain Zarah, nga të cilat 200 burra, 200 gra dhe 20 fëmijë nën pesë vjet, pa ushqim dhe ujë," tha punonjësi.

"Rojet e qendrës po iknin për shkak të konflikteve që po ndodhnin në qytet".

Një burim në një organizatë ndërkombëtare tha se rreth 1,500 emigrantë fillimisht ishin bllokuar në tre qendra të paraburgimit. Disa shpëtuan ndërsa të tjerët u shpërngulën në qendra të tjera në zona më të sigurta.

Nuk ka ende nj koment nga kryeministri Fayez al Saratz i qeverisë së Unitetit Kombëtar (GNA) që ka edhe mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, dhe që zyrtarisht administron vendin, por në fakt ajo nuk ka kontroll të plotë të kryeqytetit.

Banorët kanë raportuar se më shumë konflikte janë ndezur sot në disa pjesë të Tripolit, si dhe Aeroportin Ndërkombëtar të kryeqytetit, i cili u mbyll në vitin 2014 për shkak të konfliktit të grupeve rivale.

Organizatat më të mëdha të armatosura në kryeqytet pohojnë se ata janë njohur zyrtarisht nga GNA, por veprojnë në mënyrë autonome.

Shtatë vjet pas përmbysjes së regjimit të Muamar Gadafit në vitin 2011, situata në Libi mbetet e degraduar, me dy qeveri që pretendojnë pushtet, GNA në Tripoli dhe një autoritet paralel në pjesën lindore të vendit mbështetur nga marshalli i fuqishëm Halifa Hafat.

EMISIONET