Liberalizimi i vizave, Deklarata e fortë e Metës: BE e Shengen po na monitorojnë

Liberalizimi i vizave, Deklarata e fortë e Metës: BE e Shengen po na

Shqipëria është nën monitorimin e vendeve të BE-së dhe të zonës Shengen për çështjen e liberalizimit të vizave.

E bëri të ditur presidenti Ilir Meta, në takimin që po mbahet për diplomacinë ekonomike.

Në fjalën e tij kreu i shtetit tha se nëse Shqipëria do të ndërmerrte çdo veprim emocional, përfshi dhe asaj të pajisjes së shqiptarëve nga Kosova me pasaporta të Republikës së Shqipërisë, jo vetëm nuk do të zgjidhte problemin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve të Kosovës, por do të bllokonte lëvizjen e lirë të qytetarëve të Shqipërisë.

Ilir Meta: Besoj se dhe ju ndjeni atë presion që ne ndjejmë ne këtu, me dëshirën për ta tejkaluar këtë pengesë apo izolim, përmes marrjes së shtetësisë shqiptare nga qytetarët e Kosovës, gjë që nuk është zgjidhje, Jo për shkak të mungesës tonë të dëshirës por për faktin se ne vetë jemi në monitorim për çështjen e liberalizimit të vizave nga vendet e BE-së dhe të zonës Shengen. 

Çdo veprim emocional nuk do të zgjidhte problemin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve të Kosovës por do të bllokonte lëvizjen e lirë të qytetarëve të Shqipërisë. Ndërsa në një plan më afatgjatë kjo nuk do të thoshte asgjë për marrëdhëniet e Kosovës me BE-në, përkundrazi do i vinte ato në një pozitë edhe më të vështirë.

Ndaj unë shpresoj që pas raundit të dytë të zgjedhjeve që po bëhen atje edhe politika e Kosovës të bëjë përpjekje më të mëdha për të kapërcyer këtë moment sepse zgjidhja e këtij problemi do ta përqëndronte akoma  më mirë Kosovën në problemet më të mëdha që ajo ka për ta çuar përpara dialogun me Serbinë por mbi të gjitha do t'i jepte fund një frustrimi të jashtëzakonshëm që me të drejtë e kanë qytetarët e Kosovës, si  të vetmit në rajon që po përjetojnë një izolim të padrejtë e të pamerituar
.

Presidenti Meta e konsideron rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon si shumë të rëndësishëm, dhe diplomatët shqiptarë duhet të ndjekin politikën e forcimit të rolit të NATO në rajon, duke mbëshetur në këtë proces dhe anëtarësimin e Maqedonisë në aleancën e Atlantikut të Veriut

Meta vlerësoi se përhapja e kulturës dhe artit është një ndikim shumë i madh për diplomacinë ekonomike, por edhe detyrat e brendshme për të krijuar një klimë biznesi të favorshme, do të rrisin investimet e huaja në Shqipëri

Në takimin me ambasadorët, Kreu i shtetit vlerësoi krijimin e ministrisë së Diasporës, për të shfrytëzuar potencialin e shqiptarëve jashtë atdheut si dhe bëri thirrje për bashkim të të gjithë shqiptarëve në vitin e Skënderbeut

EMISIONET