35-vjeçari i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e dyfishtë të rapsodit Kol Murrani dhe mikut te tij Preng Simoni do të qëndrojë në burg. Gjykata e Lezhës caktoi ndaj tij masën e sigurissë arrest me burg, Por Agron Lushi mohoi përfshirjen në krimin për të cilin akuzohet.
Gjykata e Lezhes ka vendosur masën e sigurisë 'arrest në burg', për Agron Lushin, të akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut te tij Preng Simoni.
Krimi i dyfishtë u shënua më 27 prill në Lalm Lukaj te Lezhës, ndërsa si autor i dyshuar është arrestuar më herët Aleksandër Përdoda dhe është në kërkim vëllai i tij.
35-vjeçari Lushi ka mohuar akuzat dhe përfshirjen në vrasjen e dyfishtë në seancën e mbajtur me dyer të mbyllura.
Por gjykata, vendosi ta mbajë atë në burg, sipas kërkesës së prokurorisë.
Organi i akuzës thotë se ka prova që pëfshin 35 vjeçarin me precedent të mëhershëm penal në vrasjen e dy burrave në zonën malore të Lezhës.
Ndaj 35-vjeçarit Lushi janë ngritur akuzat për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".
Ndalimi i tij erdhi pas verifikimit të provave të mbledhura pas inspektimit në vendin e ngjarjes, ndërsa Lushi ka qenë i dënuar më parë për plagosje me armë zjarri.
Dyshimet janë se vrasja e dyfishtë ka si shkak konfliktet për cështje pronësie mes autorit të dyshuar Aleksandër Përdoda dhe Kol Muranit.
Përdoda njihej edhe kultivues i lëndëve narkotike dhe kishte patur probleme pronësie edhe me banorë të tjerë të fshatit.
Por edhe ai i ka mohuar akuzat.
Për ngjarjen më parë u arrerstua edhe Aleksander Përdodaj , 40 vjeç, banues në Lalm, Lezhë, person me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit u prangos nga uniformat blu si autori i dyshuar kryesor për ekzekutimin e shtetasve Prenge Simoni dhe Kol Murrani. Përdoda njihej edhe kultivues i lëndëve narkotike dhe kishte patur probleme pronësie edhe me banorë të tjerë të fshatit. Ndërsa është shpallur në kërkim edhe vëllai i tij E.Përdoda.
Krimi për shkak të konflikteve të vjetra
Dyshohet se krimi i rëndë ka ndodhur për shkak të konflikteve të vjetra mes palëve, ndërsa objektiv i sulmit ka qenë Kol Murrani. Ata janë qëlluar me breshëri automatiku nga largësia, ndërsa më pas autori është afruar dhe i ka qëlluar sërish edhe nga afër. Simoni e Murrani kishin shkuar në fshatin ku kishin shtëpitë e të parëve ndërsa djali i njërit prej tyre i shqetësuar nga fakti se babai nuk përgjigjej në telefon, ka shkuar ti kërkonte dhe ka gjetur trupat e pa jetë duke njoftuar menjëherë njoftuar policinë.
Rreth orës 16.00 të datës 27 prill policia njoftoi se në fshatit Lalm i Vjetër një zonë të thellë malore janë gjetur të pa jetë Preng Simoni dhe Kolë Murrani, të dy rreth moshës 60 vjeç.
Ata kishin shkuar në fshatin ku kishin shtëpitë e të parëve ndërsa djali i njërit prej tyre i shqetësuar nga fakti se babai nuk përgjigjej në telefon, ka shkuar ti kërkonte dhe ka gjetur trupat e pa jetë duke njoftuar menjëherë njoftuar policinë.
Njëri prej viktimave, Kolë Murrani njihej si rapsod që interpretonte muzikë popullore në aktivitete të ndryshme në zonë.

/Ora News.tv/