Lezhë: Makina përmbyset në mes të qytetit, shpëtojnë mrekullisht gruaja e dy fëmijët e mitur

Lezhë: Makina përmbyset në mes të qytetit,

Një grua dhe dy fëmijet e saj të mitur u lënduan, pasi makina me të cilen udhetonin u përmbys në rrugë.

Aksidenti ndodhi paraditen e së shtunës,  në bulevardin "Gjergj Fishta" të qytetit të Lezhës.

Automjet tip “Benz” me targa AA097 ZM që drejtohej nga një shofere e re humbi kontrollin, duke goditur dy mjete të parkuara në anë të rrugës dhe më pas u përmbys.Drejtuesja e automjetit dhe dy fëmijet që udhetonin me të u dërguan për ndihmë mjekësore në spital nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikur për jeten.

Nga të dhënat  paraprake të policisë bëhet e ditur se pakujdesia e drejtueses së mjetit është bërë shkak për aksidentin.

EMISIONET