Lezhë, sekuestrohen drogë, armë dhe municione

Policia e Lezhës në vijim të aksionit për rritjen e parametrave të sigurisë ka sekuestruar drogë, armë, municione dhe dylbi nate.

Si pasojë e aksionit është arrestuar në flagrancë shtetasi E.H. 25 vjeç, banues në Milot – Kurbin. Ai akuzohet për veprën penale " Armëmbajtje pa leje".

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi Rr.P. 23 vjeç, banues në Milot - Kurbin për veprën penale " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve".

Të dy personat janë ndaluar teksa ishin duke ecur me makinë.

“Shtetasit E.H. gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet iu gjetën 2 kapsolle detonatore me fitil zjarrpërcjellës si dhe gjatë kontrollit të banesës iu gjetën edhe 1 armë zjarri automatik, 115 fishekë model 56 & 54 dhe një palë dylbi. Ndërsa shtetasit Rr.P. iu gjetën disa doza lëndë narkotike gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet”, - informon policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.


EMISIONET