Lezhë, plazhi i Vainit, zona e mbrojtur, destinacion i “pa zbuluar” për pushuesit

Lezhë, plazhi i Vainit, zona e mbrojtur, destinacion i “pa

I ndodhur mes Lumejve Drin e Mat, Plazhi i Vainit në Lezhë,  bie në sy për ujin e pastër dhe peisazhin e bukur që e rrethon. Por edhe pse një zonë e mbrojtur, ky plazh ende mbetet jashtë hartës turistike të Lezhës.

Në Lezhë ka një plazh që ende nuk shfrytëzohet.

Numri i vizitorëve dhe pushuesve është i ulët sepse zona nuk është e njohur.

I ndodhur mes lumenjve Drin dhe Mat, Plazhi i Vainit është një thesar veror që duhet provuar.

Është vetëm 1 km rrugë që duhet sfiduar për të bërë plazh, në një zonë të mbrojtur.

Këtu nuk bëhet fjalë për ndotje, por thjesht plastikë që e sjell batica e detit.

Ndaj grupe rinore i janë bashkuar nismës së drejtorisë së Turizmit dhe Kulturës në Bashkinë Lezhë për të pastruar në kohë sa më shpejt vijën bregdetare.

“Është një gabim shumë i madh që një bukuri e rrallë e nëtyrës të shkelet kështu me këmbë”.

Synimi i drejtorisë së Turizmit është të mbrojë e promovojë zonën.

Elmazi: Qëllimi është që kjo vijë bregdetare të jetë e shfrytëzueshme nga të gjithë.

Planet janë që aty të krijohen mundësitë për zhvillimin e turizmit pa ndotur zonën e mbrojtur

EMISIONET