Lezhë: Nis restaurimi i banesës së poetit At Gjergj Fishta

Lezhë: Nis restaurimi i banesës së poetit At Gjergj Fishta

Banesa e At Gjergj Fishtës në Lezhë po restuaurohet pas kërkesave e debateve për ndërhyrjen që kanë zgjatur për afro 3 dekada. Nisja e punimeve u shoqërua me lot gëzimi, ndërsa projekti synon t'i japë banesës vlera muzeale për figurën e atdhetarit, poetit e klerikut!

Ndërhyrja restauruese në shtëpinë e At Gjergj Fishtës në Lezhë nisi me lot gëzimi.

''Ne jemi të kënaqur. Ta shohim si po ecën, ndjesia është e papërshkrueshme. 30 vjet kemi pasur mundësi për të ndryshuar diçka. I njihet emri këtij njeriu i cili e ka merituar me kohë, jo vetëm sot.''

Ministria e Kulturës ka siguruar donacionin për të realizuar ndërhyrjen që pritet të përfundojë brenda 6 muajsh.

Punimet aty do të ndahen në dy faza.

Në fund banesa do të ketë edhe element muzealë të periudhës dhe vetë poetit.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti: ''Për ne projekti madhor nuk është restaurimi vetëm i kësaj shtëpie, por është në fakt i gjithë i gjithë itinerari fishtian.''

Projekti përfshin ndërtimin e një itinerari të rrugëtimit fizik e shpirtëror ne vendet ku ka shërbyer e krijuar At Gjergj Fishta.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti: ''Për ne është e rëndësishme që ky itinerar të kthehet në një farë itinerari jo vetëm krenarie kombëtare, por pse jo edhe itinerari i një farë turizmi kulturor.''

Shtëpia në Fishtë të Lezhës është momenument kulture i kategorisë së dytë, ndërsa ndërhyrja aty ka qenë një kërkesë e vazhdueshme.

EMISIONET