Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (22 dhjetor) në zonën e Tales në Lezhë.

"Sot, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Shënkoll -  Tale, shtetasi A.I. 37 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip BMW, ka aksidentuar shtetasin këmbësor D.V. 61 vjeç, banues në Tale, i cili për pasojë ka ndërruar jetë", sqaron policia në njoftimin zyrtar.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/Ora News.tv/