Lezhë, makina përplas adoleshenten në autostradë

Lezhë, makina përplas adoleshenten në autostradë

Një 17-vjeçare mbeti e plagosur në një aksident rrugor në autostradën Lezhë-Milot.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:45  të mëngjesit të sotëm te "Kryqëzimi i Rriles", ku automjeti  me drejtues shtetasin F.D., ka përplasur shtetasen Xh.D.,17 vjeçe, ku për pasojë ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës.

Drejtuesi  i automjetit shtetasi F.D.është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


EMISIONET