Lezhë, përplasen dy makina, dy të plagosur

Lezhë, përplasen dy makina, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident që ka ndodhur paraditën e kësaj të hënë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër Lezhë-Milot, ku u përplasën dy automjete, ku si pasojë një prej makinave doli nga rruga.

"Më datë 10.09.2018, rreth orës 11:30, në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Milot, në Markatomaj, janë përplasur mjeti tip Benz  me drejtues shtetasin S.Gj. me mjetin Opel me drejtues shtetasin Z.D., ku pas përplasjes mjeti tip Benz ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.  Për pasojë  janë lënduar  shtetasit O.L. banues Lezhë dhe shtetasi Gj.L. banues në Lezhë, që ndodheshin në mjetin tip Benz, të cilët janë derguar në Spitalin Rajonal Lezhë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e policisë.  

Ndërsa në mjetin tip Opel nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, në vendngjarje po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

EMISIONET