Lezhë: Aksidentohet makina e policisë, ishte duke ndjekur një person në kërkim

Lezhë: Aksidentohet makina e policisë, ishte duke ndjekur një

Një makinë e policisë është aksidentuar ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor, Lezhë-Zejmen, pranë fshatit Spitel të Lezhës, ku policia ishte duke ndjekur një automjet me të cilin po udhëtonte një person në kërkim për vjedhje.

Shpejtësia e lartë e makinës së policisë ka bërë që të humbë kontrollin dhe të dalë nga rruga.

''Më datë 04.06.2020, ora 17.10, në aksin rrugor dytësor Lezhë – Zejmen, në fshatin Spiten, Lezhë gjatë ndjekjes së automjetit me targa AA262UJ, në të cilin dyshohej se udhëtonte një person i armatosur, ka dalë nga rruga automjeti i autopatrullës “Shqiponja”, Hunday, me targa AA911VE, me drejtues  punonjësin e policisë Inspektor K.N. Nuk ka persona të dëmtuar ka vetëm dëme materiale. Si drejtues i mjetit me targa AA262UJ është identifikuar shtetasi L. P banues në Spiten'', thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje janë shërbimet e policisë të cilët po kryejnë veprimet proceduriale.

EMISIONET