Leyla Moses Ones: Shqipëria refuzoi makinacionet Rusi-Kinë, s’toleroi terroristët iranianë

Leyla Moses Ones: Shqipëria refuzoi makinacionet Rusi-Kinë,

E ngarkuara me punë e SHBA, Leyla Moses Ones është shprehur se Ballkani Perëndimor është parë gjithmonë nga Rusia, Kina dhe Irani si një burim shfrytëzimi dhe më pas për tu flakur tej.

Por Moses Ones theksoi se Shqipëria ka zgjedhur që të distancohet duke i bërë të qartë Kinës se disa gjëra thjesht nuk janë për shitje, duke refuzuar makinacionet ruse si edhe duke mos toleruar terroristë iranianë në tokën e saj.

Leyla Moses Ones: “Ekzistojnë vende të tjera që kërkojnë rrugë më të lehta përpara. Shqyrtojini kërkesat e tyre përpara se ti pranoni ato, do të zbuloni që për Rusinë, Kinën dhe Iranin Ballkani Perëndimor është një mjet për një qëllim, një burim nga i cili mund të shfrytëzohet dhe më pas mund të flaket tej. Nuk ka asgjë idealiste në qëllimet e tyre. Ata gjithashtu kërkojnë të minojnë modelin perëndimor të vetëqeverisjes që çmon lirinë dhe zgjedhjen. Me oligarkitë e korruptuara që janë të divorcuara nga interesi i njerëzve, të cilëve supozohet t’ju shërbejë qeveria. Kina ka vënë në zbatim diplomacinë shtrënguese të debitorit për blerë një ndikim që i pret fuqitë forcës ekonomike dhe dëmton autonominë politike të ashtuquajturve partnerëve të saj. Kremlini këmbëngul që të mos eksportojë asgjë tjetër përveç kaosit ndërsa kërkon të rikuperojë humbjet nga Lufta e Ftohtë. Irani ka shfrytëzuar praninë e tij diplomatike në Tiranë për të planifikuar shkatërrimin e kundërshtarëve të tij politikë duke kërkuar ti përgjigjet argumenteve të arsyes me burracakërinë e donatorëve të fshehur.

Shqipëria ja ka bërë të qartë Kinës se disa gjëra thjesht nuk janë për shitje. Shqipëria ka refuzuar makinacionet ruse dhe Shqipëria ka treguar se nuk do të tolerojë terroristë iranianë në tokën e saj. Shqipëria ka zgjedhur sërish dhe përsëri të mbajë qëndrime parimore.”

Turp per Francen

Analisti Daniel Serwer është shprehur se Shqipëria e meritonte hapjen e negociatave me BE.

Gjatë konferencë "Politika amerikane në Ballkanin Perëndimor", analisti tha se Francës dhe Holandës duhet t’i vijë turp për mënyrën sesi vepruan me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.

Francës dhe Holandës duhet ti vijë turp sesi vepruan me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Washgintoni dhe Brukseli besoj se do të qëndrojnë të pakundërshtueshëm në mohimin e Shqipërisë së madhe.

Për kreun e qeverisë shqiptare Europa humbi besueshmërinë. 



EMISIONET