Lewis Hamilton triumfon në "Marina Bay", thellon distancën me Vettel

Lewis Hamilton triumfon në "Marina Bay", thellon distancën

Lewis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Singaporit dhe ka dërguar në +40 distancën me Sebastian Vettel në klasifikimin e Formula 1.

Britani i Mercedes shkon krejtësisht nga pole, ndërsa Ferrari gjerman duhet të jetë i kënaqur me vendin e tretë të podiumit, duke ruajtur pozicionin e fillimit në fund të një gare me shumë pak emocione. Midis dyshes është Red Bulli i Verstappen, ndërsa Bottas e mbyll i katërti para Raikkonen dhe Riçiardo.

Kampioni në fuqi ngjitet në vendin më të lartë të podiumit në fund të një gare shumë të gjatë, por gjithësesi të qetë dhe pa drithërima të veçanta. Për Ferrari, një anonim këtë të dielë pas zhgënjimit në Monza: Vettel tregon cilësi në start, por pastaj del nga qendra e vëmendjes dhe ai dhe Kimi nisin të mendojnë për ruajtjen e pozicioneve të tyre.

EMISIONET