Lewis Hamilton "tradhëton" garën e Bahrejnit për këtë arsye

Lewis Hamilton "tradhëton" garën e Bahrejnit për

Gara e Bahrejnit do të zhvillohet pa praninë e Lewis Hamilton.

Është ky vendimi që ka marrë piloti anglez duke surprizuar jo pak drejtuesit e skuderisë Mercedes.

Portali sportiv "Express Sport" shkruan se 4 herë Kampioni i Botës i ka kërkuar leje skuderisë gjermane, për shkak se ai ka vendosur që të marrë pjesë në Festivalin Botëror të Modës 2018.

Dua ta konfirmoj se nuk do të marr pjesë në Garën e Bahrejnit. Jeta ka të bëjë me përjetimin e gjërave të reja dhe mundësia për të marrë pjesë në Festivalin e Modës Botërore 2018 është një nder i madh për mua, diçka që kam dashur gjithmonë të bëj”,-u shpreh Hamilton.

Ky i fundit theksojmë se kurrë nuk e ka mohuar dashurinë për modën dhe përveçse Formula 1 ai ka qënë shpesh në pasarelat e firmave të njohura.

Me këtë veprim detajet e kontratës së 33-vjeçarit me Mercedesin mund të vihen në pikëpyetje dhe ky pritet të jetë një shqetësim i madh për skuderinë gjermane.

EMISIONET