Vendi i dytë në Çmimin e Madh në Shtetet e Bashkuara i ka mjaftuar Lewis Hamilton për të fituar titullin e gjashtë kampion në Formula 1.

Një arritje që e bën pilotin e dytë më të mirë të kësaj disipline, pas legjendës, Michael Schumacher. Gjermani ka fituar shtatë tituj kampion.

Hamilton dështoi në tentativën për të fituar garën, duke u munduar të kalojë kundërshtarin e tij Valtteri Bottas.

Por ky nuk ishte problem për britanikun, që për shkak të avantazhit të pikëve arrinë të fitojë edhe matematikisht titullin e Formula 1.

/Ora News.tv/